A u shua përplasja me Erion Veliajn? Flet Armand Duka

7 Shtator 2022 | 10:08

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka thotë se nuk ka përplasje me asnjë politikan në vend.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, pyetur për përplasjen me kryebashiakun Erion Veliaj, Duka tha se ai është i përqëndruar te zhvillimi i futboillit dhe sportit në tërësi.

Sipas tij, Veliaj duhet të jetë i shqetësuar, sepse Tirana ka mungesa të fushave sportive.

“Unë personalisht nuk kam përplasje me asnjë. Unë jam në drejtim të Federatës së Futbollit dhe bëj më të mirën. Mendoj për zhvillimin e futbollit në Shqipëri. Vazhdoj të bëj këtë punë dhe nëse kjo punë i bën hije dikujt vjen dhe përplaset me hijen. Unë nuk shkoj për fushatë, por për të bërë suksese dhe punë e mia. Punët e fubollit, për fatkeqësinë e tyre apo për fatkqeësinë tonë, kanë pasur rezultate të mira.

Nga ana ime, unë kam marëdhëie të mira me të gjithë mediat, futbollistë, politikanë të PS, PD, PL, sporti ka nevojë për të gjithë. Unë uroj të jetë kryetari i Bashkisë i Tiranës të jetë i shqetësuar sepse kemi shumë mungesë inventari të fushave sportive në Tiranë. Uroj që gjatë 3 mandateve, Erion Veliaj të bëjë vetëm një fushë futbolli”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dallgë të mëdha dhe erë e fortë në Vlorë, ngrihet flamuri i kuq në plazhe (VIDEO)

Era e fortë dhe dallgët e mëdha kanë përfshirë mesditën e kësaj të diele plazhet e Vlorës, duke detyruar qindra pushues që kishin zgjedhur bregdetin...
14:03 | 26/07/2026

Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës

Një rast i përdorimit të kartëmonedhave euro të falsifikuara është goditur nga Policia e Durrësit, ndërsa në pranga ka rënë një 24-vjeçar. Sipas njoftimit të...
12:41 | 26/07/2026

Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta

E ftuar në “Now” me Alba Xhanin, meteorologia Rezarta Xhakollari tha se pas ndërprerjes së përkohshme të të nxehtit gjatë ditëve të fundit, temperaturat do...
12:27 | 26/07/2026