Do rrisim pagat për policët në nivelin bazë, zotohet Rama
Kryeministri Edi Rama është zotuar se do të rrisë menjëherë pagat për punonjësit e Policisë së Shtetit, sidomos në nivelin bazë.
Ai tha se raporti i krijuar sot me policinë është një raport besimi, respekti dhe besimi i bazuar te mbështetja e plotë politike e të gjithë drejtuesve të përgjithshëm të policisë.
Sipas tij në polici ka një standard të ri që është si dita me natën me sistemin e mëparshëm.
“Në thelb, pavarësisht se çfarë thuhet dhe gjithmonë do thuhet, nuk ka pasur kurrë në historinë e Policisë së Shtetit një raport si ky që kemi vendosur me policinë, raport respekti, besimi, i bazuar te mbështetja e plotë politike e të gjithë drejtuesve të përgjithshëm të policisë,” – u shpreh Rama gjatë prezantimit të drejtorit të ri të Policisë së Shtetit.
Kryeministri u shpreh se ky standard i cili disa vite më parë ishte i paimagjinueshëm është falë politikës së re në polici, që nga “nga rekrutimi pa parti, pa krushqi e pa rryshfet” deri te shkollimi i cili u rikthye në sistem pas mbylljes së akademisë, sipas tij, absurd.
LEXONI GJITHASHTU:
Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e 15-vjeçares kërkon falje: Vajza jonë ka nevojë për trajtim
Përfshihet nga flakët “Benzi” në aksin Qafë Plloçë-Pogradec, dyshimet e para
Makina merr flakë në lëvizje, shoferja del në kohë dhe i shpëton lëndimeve
- 16:44 Kurti në Greqi: Demokracitë duhet të fuqizohen përballë autokracive dhe sfidave globale
- 16:41 Policët kosovarë i çojnë të fala Trumpit, i japin dhurata pastorit amerikan
- 16:38 Farage dorëheqjen nga posti i deputetit, thirren zgjedhje të pjesshme në Clacton
- 16:36 Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e 15-vjeçares kërkon falje: Vajza jonë ka nevojë për trajtim
- 16:27 Rama publikon komente nga profile të dyshimta dhe paralajmëron prova të reja për protestat
- 16:19 Përfshihet nga flakët “Benzi” në aksin Qafë Plloçë-Pogradec, dyshimet e para