Rama zbulon shifrat, sa policë janë dënuar në 6 muaj
Kryeministri Edi Rama zbuloi disa shifra gjatë ceremonisë së prezantimit të drejtorit të ri në Policinë e Shtetit, që siç tha ai, ishin të panjohura për opinionin publik.
29 punonjës policie janë dënuar me burg me vendim gjykate, 31 prej tyre janë në arrest shtëpie, 23 janë me masë ndalimi të ushtrimit të çdo detyre ndaj shërbimit publik dhe 12 prej tyre janë ish-shefa komisariatesh apo sektorësh, madje 1 nga ta është drejtor.
Këto rezultate Rama i publikoi si punë të trupës së Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore drejtuar nga drejtori i ri i Policisë së Shtetit. Arritjet, siç tha kryeministri, janë shënuar nga janari deri në qershor të këtij viti.
Ai tha se prerja e druve të shtrembët është tashmë pjesë e pandarë e rritjes dhe fuqizimit të policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Trump mbërrin në Ankara”, gazetari i Euronews Albania raporton nga brenda samitit të NATO-s
Goditet një aktivitet i dyshuar i paligjshëm i basteve sportive pranë Fushë-Krujës, AMP sekuestron pajisje elektronike
Dëmtuan Komisariatin Nr. 3, vihet në pranga një protestues. Shpallen në kërkim 4 të tjerë
- 14:53 Deputetja Marjana Koçeku denoncon fushatë sulmesh në rrjetet sociale: Nuk do ta dorëzoj mandatin
- 14:51 Zelenskyy thirrje aleatëve evropianë nga Ankaraja: Të ndërtojmë mbrojtje të fortë kundër raketave balistike të Rusisë
- 14:50 Nga “i vdekur” në mes të turmës, Ahmadinexhad shfaqet papritur në funeralin e Khameneit
- 14:48 Ministri i Jashtëm iranian: Bisedimet nuk do të nisin nën kërcënimet e SHBA-së
- 14:44 Probleme me sistemin e ri kufitar të BE-së, Komisioni Europian angazhon Frontex për aeroportet
- 14:40 Italia arreston dy persona të dyshuar për spiunazh për Rusinë, 5 të tjerë nën hetim