Mjeku Ilir Tolaj: Virusi është bërë më agresiv, por ka optimizëm që brenda vitit të zhvillohet vaksinë
Infeksionisti nga Prishtina Ilir Tolaj analizoi për Euronews Albania situatën që po kalon Kosova, pritshmëritë dhe diskutimet e përgjithshme rreth natyrës që po shfaq virusi në këtë periudhë të ngrohtë të vitit.
Ai tha se në Kosovë situata e pandemisë nuk është shumë e ndryshe nga ajo në Shqipëri, apo rajon. Mirëpo siç theksoi mjeku, numri i testimeve në Kosovë ka qenë i vogël dhe për rrjedhojë numri i të infektuarve real mund të jetë shumë më tepër se sa 6 mijë nga çka është deklaruar zyrtarisht. Duke iu referuar studimeve, Tolaj tha se mund të ketë deri në 200 mijë raste me COVID-19 në Kosovë, ku pjesa kryesore mund ta ketë kaluar virusin.
“Studime të ndryshme kanë treguar se mundësia e numrit real të të sëmurëve është nga 1 në 10 deri në 1 në 30 e mbase edhe më tepër, e për këtë presim që në Kosovë të kemi nga 100 deri në 200 mijë raste të cilat deri më tani mund ta kenë kaluar infeksionin,” – u shpreh infeksionisti teksa shtoi se aktualisht po shtohen rastet e të sëmurëve të rinj në moshë.
Mjeku nga Prishtina tha se të rinjtë po e neglizhojnë virusin duke rënë pre e infeksionit më tepër se sa personat më në moshë që ndryshe nga fillimi i pandemisë, tashmë janë ndërgjegjësuar të mbrohen më tepër.
Gazetarja Esmeralda Mulaj e pyeti mjekun nëse ka pasur ndryshime të natyrës së virusit këtë periudhë, pyetje së cilës mjeku tha se aktualisht ka një konstatim për rritje të virulencës dhe agresivitetit, por kjo mbetet ende në studime dhe nuk mund të dilet në përfundime të mirëqena.
“Virusi ka mutacione, por jashtëzakonisht të pakta, dhe fakti se mutacionet nuk janë në zbutjen e virulencës, por të mbajtjes së saj pavarësisht të stinës, pasi pritshmëritë ishin që me stinën e ngrohtë kjo virulencë të binte, e për rrjedhojë ky virus tregon se është më gjatë në mjediset njerëzore, i ka përjetuar mutacionet që më herët dhe kemi një virus jashtëzakonisht mirë të ambientuar për t’u adaptuar dhe jetuar në qeniet njerëzore, ndaj për ne i vetmi shpëtim do të jetë zhvillimi i një vaksine, ose krijimi i imunitetit të tufës, ku për këtë të fundit unë jam një ithtar i matur që prej së fillimit,” – tha mjeku Tolaj.
I pyetur nëse ka mundësi që brenda këtij viti të arrihet zhvillimi i një vaksine, infeksionisti nga Kosova kujtoi se për këtë janë angazhuar jo vetëm institute kërkimore në Mbretërinë e Bashkuar, por edhe në Kinë apo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Me siguri se deri në fund të vitit do të kemi një vaksinë, e cila do të jetë e efektshme dhe do të ndihmojë në luftën kundër COVID-19,” – tha me optimizëm infeksionisti Tolaj.
Zyrtarisht në Kosovë, autoritetet kanë kryer rreth 32 mijë teste, prej së cilave kanë diagnostikuar 6,045 raste me COVID-19, ku 3,226 kanë mundur të shërohen, 144 janë mbyllur me vdekje dhe 2,675 mbeten ende të infektuar.
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet
“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta