Britania e Madhe dënon sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë

7 Shtator 2022 | 21:09

Britania e Madhe ka dënuar sot shtetin iranian për një sulm kibernetik kundër qeverisë së Shqipërisë.

Në një reagim në faqen zyrtare në Facebook të ambasadës së Britanisë së Madhe në vendin tonë thuhet se, Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të punojë me Qeverinë shqiptare, në mbështetje të interesave të qytetarëve shqiptarë.

“Dënojmë sulmin e papërgjegjshëm kibernetik të Iranit kundër Shqipërisë. Ne qëndrojmë me aleatët dhe partnerët tanë të NATO-s. Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të punojë me Qeverinë shqiptare, në mbështetje të interesave të qytetarëve shqiptarë”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Më herët, Shtëpia e Bardhë reagoi përmes një komunikate zyrtare pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se pas sulmit kibernetik ndaj institucioneve qeveritare shqiptare më 15 korrik, qëndron Republika Islamike e Iranit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan

Një konflikt për motive të dobëta në një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan ka përfunduar me plagosjen e një 59-vjeçari me mjet prerës....
15:22 | 17/07/2026

Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)

Një vatër zjarri është regjistruar këtë premte në fshatin Mifolit të Vlorës. Mësohet se, flakët kanë përfshirë barishte, pemë, duke u përhapur me shpejtësi në...
14:41 | 17/07/2026

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026