Xhamia e Madhe në Prishtinë nxit debate për stilin e ndërtimit, arkitekti Bytyçi: Duhej përzgjedhur projekt bashkëkohor
Ndërtimi i një xhamie të re, të quajtur Xhamia e Madhe me kosto rreth 30 milionë euro ka nxitur debate dhe protesta në Prishtinë. Përveç protestës së disa banorëve të zonës ku do të ndërtohet ajo, kontestime ka pasur edhe për stilin e ndërtimit.
Arkitekti Arianit Bytyçi i tha gazetares Bruna Çifligu se “debati duhet orientuar te mënyra se si mund të ndërtohet një objekt publik fetar me vlera të larta arkitektonike dhe të mos polarizohet te çështja nëse duhet apo jo të ndërtohet xhamia”.
“Ka 8 vite që ky diskutim nëse duhet apo jo të ndërtohet xhamia dhe është pothuajse i mbyllur në këtë aspekt, ndaj dua të theksoj se jam ithtar i një debati përmbajtësor, konstruktiv dhe që nuk lëndon ndjenjat e besimtarëve, kjo duke pasur parasysh se shqiptarët i dallon toleranca fetare,” – u shpreh në nisje të intervistës arkitekti Bytyçi duke cituar edhe mendimtarin Ukshin Hoti “toleranca dhe besimet e ndryshme fetare të shqiptarëve janë vlerë”.
Bytyçi u shpreh se për xhaminë është përsëritur e njëjta problematikë sikurse në katedralen Nënë Tereza, ku për këtë të fundit nuk pati as konkurs ndërkombëtar.
“Debati ka qenë edhe për katedralen, por mbase jo kaq i sforcuar si në rastin e xhamisë tani dhe gabimet janë bërë atje dhe janë përsëritur edhe këtu. Ndryshe nga hera e parë për xhaminë është mbajtur konkurs, ku morën pjesë rreth 90 studio vendore dhe ndërkombëtare, mirëpo është përsëritur gabimi i kopjimit të një arkitekture të shekullit të shkuar,” – theksoi Bytyçi duke këmbëngulur se autoritetet duhej të zgjidhnin një projekt më bashkëkohor pasi kishin shumë alternativa më të mira.
Arkitekti sugjeroi që autoritetet vendore të ulen bashkarisht me komunitetin musliman dhe me donatorët dhe të përzgjedhin një projekt tjetër më bashkëkohor, pa qenë nevoja e rihapjes së një konkursi tjetër, pasi siç theksoi ai ka plot alternativa.
“Për të rritur besueshmërinë publike të përzgjedhjes mund të ngrihet edhe një juri profesionale me kredibilitet ndërkombëtar që ka përvojë në vlerësimin e ndërtesave fetare, ata të jenë publik dhe të bëhet transparente arsyeja se përse po përzgjidhet ky apo ai projekt, në këtë mënyrë do të shmangeshin edhe keqkuptimet,” – u shpreh Bytyçi.
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur