Funari, pika turistike pa rrugë, potencial i pashfrytëzuar turistik

8 Shtator 2022 | 17:17

Funari, është një ndër mrekullitë e natyrës në qarkun e Elbasanit dhe potencial i pashfrytëzuar turistik. I rrethuar nga malet dhe 4 liqene, natyra është ideale për zhvillimin e turizmit. Por realiteti flet krejt ndryshe.

“Këtu jemi në pikën turistike të Funarit, një perlë e natyrës që ndodhet vetëm kilometra larg Elbasanit por që për ironi të fatit nuk ka marrë zhvillimin e duhur pasi kanë munguar investimet në infrastrukturën rrugore. Gjendja e rënduar e rrugës ka penguar ardhjen e vizitorëve në këtë vend.

Banorë të zonës tregojnë se gjendja e rrugës ka ardhur gjithmonë duke u përkeqësuar çka vështirëson dhe ardhjen e vizitorëve. Pavarësisht premtimeve të shumta ende nuk është bërë asgjë.

“Rruga është në gjendje shumë të rënduar. Na kanë premtuar që do ta rregullojmë por ende s’është bërë asgjë. Për shkak të problemeve të rrugës ka shumë pak vizitorë.”

Bashkia premton se projekti është në fazën studimore. Por deri në zbatimin në terren, nënkryetari i bashkisë Artur Guni tregon se si institucion janë munduar ti japin mundësi alternative turistëve për të vizituar këtë perlë të natyrës.

“Situata shihet me shqetësim edhe nga bashkia Elbasan. Jemi ne fazën e studimit për të hapur një rrugë të re për vajtjen drejt Funarit që do të jetë nga fshati Dopaj me dalje në autostradën Elbasan-Tiranë. Por ndërkohë kemi punuar për hapjen e rrugëve për këmbësorë e për biçikleta si dhe shumë shpejtë do të kemi një pistë për balona që do të jetë dhe një risi pasi vjen për herë të parë në vendin tonë. “- u shpreh.

Mungesa e infrastrukturës nuk është problem i vetëm për këtë zonë. Guidat dhe atraksionet për turistët mungojnë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026