Beqiri: Duhet përmirësim në paketën fiskale, paketa e qeverisë s’është ndihmëse

8 Shtator 2022 | 19:54

Eksperti i ekonomisë Gent Beqiri, tha se paketa që prezantoi qeveria ditën e sotme nuk është ndihmëse.

Në emisionin “Sot” në Euronews Albania, u shpreh se në vendin tonë duhet të ketë përmirësim  në paketën fiskale dhe një shpërndarje të të ardhurave tek popullsia.

“Nuk jam dakord nëse të gjitha duhet të kthehen. Duhet të ketë një paketë të caktuar të ruajtur për çfarëdo lloj emergjence akoma më të mëdha, duhet të ketë një përmirësim në paketën fiskale dhe një shpërndarje të të ardhurash.

Kjo paketë nuk është ndihmëse, por më mirë diçka se sa fare. Një vend si ne me këtë buxhet, është diçka por jashtë mase larg asaj që ne kërkojmë. Ajo që diskutohet këtu është korrigjim vetëm për buxhetin e për pensionist, por për pjesën tjetër të popullisë?- theksoi ai.

Më tej ai shtoi se në muajt e fundit ka pasur një rritje të të ardhurave në buxhet.

Këtë të enjte, kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku prezantuan paketën e dytë anti-krizë për qytetarët si dhe masat që po ndërmerr qeveria për të përballuar krizën energjetike.

Balluku tha se ata që shpenzojnë më shumë se 800 kwh do të paguajnë një tarifë prej 42 lekësh më shumë.

Çmimi do të aplikohet 35 lekë për kwh, për çdo kiliovat mbi fashën e caktuar 800 dhe 7 lekë tarifa e transmetimit dhe shpërndarjes.

Duke vendosur këtë fashë nga 1 tetori deri në dhjetor të vitit 2023 ministrja u shpreh se do kursejmë 100 milionë euro.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet

Gazetari Ferdinand Dervishi tha se Ervis Martinaj kishte lidhje me elementë të botë së krimit në të gjithë Shqipërinë për shkak të biznesit të tij...
19:54 | 30/09/2022

Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit

Disa foto të panjohura të Ervis Martinajt janë duke qarkulluar në rrjet, duke shtuar misterin rreth zhdukjes së mbretit të lojërave të fatit. Gazetari Ferdinand...
19:31 | 30/09/2022

Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve

Është marrë një vendim në fillim të muajit shtator sa i përket vendosjes së fashës 800 kwh dhe e kemi argumentuar këtë vendim. Nuk ka...
18:52 | 30/09/2022