Liverpool 5-3 Chelsea, të kuqtë ngrenë trofeun kampion të Anglisë, tifozët shpërthejnë në festë
Liverpool-i tregoi edhe një herë se është një skuadër spektakolare. Të ashtuquajturit “The Reds” (Të kuqtë) triumfuan 5-3 përballë Chelsea-it, në ndeshjen e fundit për këtë sezon në stadiumin Anfield.
Një takim që prodhoi spektakël dhe gola, që me sa duket ishte edhe qershia mbi tortë për Liverpool-in pasi u shoqërua edhe më ngritjen e trofeut pas 30 vitesh pritje.
Në pamundësi për t’u bashkuar me ekipin brenda në stadium, tifozët u grumbulluan në ambientet e jashtme të Anfield-it për të festuar suksesin aq shumë të dëshiruar.
Një pritje e gjatë që me sa duket ia ka vlejtur pasi ky vit ishte thjesht fantastik për “The Reds” pasi arritën të mbyllnin llogaritë e titullit kampion shumë kohë para përfundimit të kampionatit.
Ndërkohë nga ndeshjet e tjera të së mërkurës, Manchester United nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 përballë Wes Ham.
Megjithatë kjo pikë mjaftoi për të ashtuquajturit “Djajtë e Kuq” që për momentin janë në vendin e tretë të renditjes në zonën Champions League, kur duhet edhe një javë nga përfundimi i sezonit.
Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5