Zyla përplaset me Andi Bushatin: Cilët deputetë të PD u hetuan për ndërtimet pa leje
Analistët Julian Zyla dhe Andi Bushati kanë debatuar në lidhje me vendimin e qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve pa leje.
Të ftuar në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Zyla i kërkoi Bushatit t’i thoshte disa emra të deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët u hetuan për ndërtimet pa leje, gjatë kohës që kjo forcë politike ishte në pushtet.
“Sa i përket faktit ku kemi një situatë ku ende ka punë për të bërë, mund të vëmë re që qeveria dhe kryeministri po kërkojnë zbatimin e ligjit edhe në rrafshin e ndëshkueshmërisë. Nuk po thotë dikush që nuk ka gabuar askush. Zoti Andi Bushati mund ta kalojë duke thënë që do bëhen dy ose tre arrestime. Por unë dua të shikoj dy ose tre të PD që u arrestuan në kohën e PD?”, theksoi Zyla.
Ndërsa, Bushati u shpreh se kryeministri Edi Rama është ai që jep leje, por edhe i prish ndërtimet për të cilat firmos.
“Puna është që Edi Rama jep leje dhe fut rruspat. Këta janë njerëzit vendimmarrës, të tjerët janë ushtarë”, replikoi analisti Bushati.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 14:54 Sulm me thikë në Paris, plagosen rëndë tre gra! Arrestohet autori
- 14:42 Sekuestrohen 2.6 tonë kokainë në Atlantik, pranë brigjeve të Portugalisë. Arrestohen 4 persona, mes tyre një shqiptar
- 14:28 Kryeministri Burnham pret në Britani Zelenskyyn në vizitën e tij të parë ndërkombëtare
- 14:15 PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
- 14:12 Irani deklaron se nuk ka bisedime me SHBA-në, teksa vendos kushte për negociatat e ardhshme
- 14:06 Vala e të nxehtit në Evropë, Belgjika regjistron shkallën më të lartë të vdekshmërisë