Ndërron jetë Elizabeth II, çfarë ndodh me fronin mbretëror | 5 zhvillimet
- Ndërron jetë Mbretëresha Elizabeth II
Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë në Mbretërinë e Bashkuar, ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare, pasi mbretëroi për 70 vjet.
Lajmin e ka bërë me dije Buckingham Palace, ku tha: Mbretëresha vdiq në rezidencën e saj mbretërore në Balmoral këtë pasdite.
Pallati mbretëror ditën e sotme njoftoi përmes një deklarate zyrtare se monarkia ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore.
Lexoni për më shumë: Ndërron jetë Mbretëresha Elizabeth II

- 70 vjet në fron, kush ishte Elizabeth II, nga fëmijëria në krye të Mbretërisë
Mbretëresha Elizabetath e Dytë lindi më 21 prill 1926, në rrugën Bruton të Londrës.
Prindërit e saj ishin princi Albert, që më vonë u bë Mbreti George i Gjashtë dhe bashkëshortja e tij Lady Elizabeth Bowes Lyon.
Elizbaeth II është monarkja më jetëgjatë, pasi ka mbretëruar për plot 70 vjet. Gjithashtu, ajo është edhe anëtarja më e vjetër e familjes mbretërore.
Lexoni për më shumë: 70 vjet në fron, kush ishte Elizabeth II, nga fëmijëria në krye të Mbretërisë
- Çfarë ndodh menjëherë pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II?
Mbretëresha Elizabeth II ka shërbyer si monarke në fuqi e Mbretërisë së Bashkuar për 70 vjet.
Pas vdekjes së saj, sigurisht është e vështirë të imagjinohet Britania pa të në krye.
Por “The Firm” – siç quhet institucioni mbretëror në Britani – ka një plan për kohën kur Mbretëresha të kalojë, së bashku me një linjë të caktuar pasardhësish.
Lexoni për më shumë: Çfarë ndodh menjëherë pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II?

- Kush është mbreti i ri, humbja e gruas dhe përplasjet me të birin
Ish-Princi i Uellsit, Charles është trashëgimtari i fronit mbretëror të Britanisë së Madhe, pas ndarjes nga jeta të së ëmës, Elizabeth II në moshën 96-vjeçare.
Ai kaloi shtatë dekada si i pari në radhën për të marrë fronin dhe është trashëgimtari më jetëgjatë në historinë britanike.
Në vitin 1969, Charles mori zyrtarisht titullin, Princi i Uellsit.
Lexoni për më shumë: Kush është mbreti i ri, humbja e gruas dhe përplasjet me të birin

- ‘Mirupafshim mbretëreshë’, Rama për ndarjen nga jeta të Elizabeth II
Kyeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II.
“Mirupafshim Mbretëreshë”, shkruan kreu i qeverisë në një postim në rrjetet sociale, duke shprehur keqardhjen për humbjen e Mbretëreshës.
Lexoni për më shumë: ‘Mirupafshim mbretëreshë’, Rama për ndarjen nga jeta të Elizabeth II

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë