Zgjedhjet në universitete, Shahini: Roli im minimal, datën e propozuan rektorët

23 Korrik 2020 | 10:37

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini sqaroi të enjten në parlament pozicionin e saj në raport me zgjedhjet që pritet të mbahen në universitete më 30 korrik.

Shahini tha se “roli i ministrisë për zgjedhjet në universitete është minimal” se caktimi i datës 30 korrik për mbajtjen e tyre “i është kërkuar nga vetë rektorët”. Ajo e cilësoi “gati ceremonial” caktimin e kësaj date nga ministria duke këmbëngulur se procesi është në dorë të vetë universiteteve.

“Roli gati ceremonial i caktimit të datës së zgjedhjeve i është deleguar Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë nga vetë institucionet e arsimit të lartë (IAL) përmes rregulloreve të zgjedhjeve. Edhe caktimi i datës 30 korrik është kërkesë e vetë IAL-ve,” – shpjegoi Shahini.

Ministrja u shpreh se në fund të qershorit, rektorët e universiteteve publike i kishin shprehur pamundësinë për të vijuar normalisht punën në universitete, pasi “mandatet e tyre kishin përfunduar”.

Sipas Shahinit kjo “pamundësonte marrjen e shërbimeve të duhura nga studentët”.

“Duke marrë parasysh që deri më 7 gusht vijon procesi mësimor dhe ai i provimeve, si dhe është liruar transporti publik, rektorët më kërkuan të caktoj datën 30 korrik për mbajtjen e zgjedhjeve,” – u shpreh Shahini e cila më pas sulmoi opozitën duke kujtuar politikat e saj për arsimit e duke i cilësuar ato të dështuara.

“E kemi tejkaluar tashmë fazën kur PD lejonte hapjen e universiteteve “kioska” që jepnin diploma false dhe prodhonin doktorantë për 6 muaj. Këto janë mbyllur nga qeverisja e PS-së dhe janë vendosur standarde në përfitim të gradave shkencore. Por, ka ende shumë punë për t’u bërë,” – u shpreh ministrja e Arsimit ndërsa më pas u bëri thirrje studentëve dhe pedagogëve.

“U bëj thirrje të gjithë zgjedhësve – pedagogëve dhe studentëve – që të votojnë kandidatët më të mirë, në mënyrë që IAL-të të drejtohen nga drejtues me integritet, të zellshëm dhe të kenë vizion të udhëheqin me institucione që ende nuk janë reformuar plotësisht,” – tha ministrja.

Zgjedhjet në universitete fillimisht u caktuan të mbaheshin në fillim të muajit qershor, mirëpo në atë periudhë nuk ishte lejuar transporti publik dhe shumica e studentëve ishin larguar për në shtëpitë e tyre.

Çështja e zgjedhjeve në universitete ka rikthyer në diskutim peshën e votës së studentëve, ku lëvizja Qëndresa Qytetare paraqiti të mërkurën nismën ligjore për zgjerimin e peshës së votës së studentëve nga 10 në 30%.

 

Lexoni gjithashtu:

Zgjedhjet në universitet, kërkohet rritje e peshës së votës së studentëve nga 10% në 30%

Studentët kundër zgjedhjeve në universitete: Përjashtohet e drejta jonë për të votuar

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026