3 viktima dhe 108 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë raportoi të enjten 3 viktima dhe 108 raste të tjera me COVID-19 duke e rënduar më tej bilancin e pandemisë në vendin tonë me 4,466 raste dhe 123 humbje jete.
Në një konferencë për shtyp, Genta Qirjako, nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) tha se viktimat ishin të moshave 83, 77 dhe 68 vjeç nga Tirana dhe Hasi, ku ndryshe nga pacientët më në moshë, 68-vjeçari nga Hasi nuk kishte sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Prej 1 korrikut në Shqipëri kanë vdekur 58 persona nga COVID-19 (47% e totalit prej 123 vdekjesh) me një mesatare 2-3 vdekje çdo ditë. Vetëm më datë 9 korrik nuk u raportua viktima, ndërsa në total ka pasur 1,778 raste të reja me mesatare 77 të infektuar çdo ditë.
Qirjako tha se vijon të rritet numri i të shtruarve në spitale ku në tërësi në dy spitalet, – Spitalin Infektiv dhe Spitalin Shefqet Ndroqi – ka 126 pacientë, 22 nga të cilët në gjendje të rëndë, 12 prej tyre me frymëmarrje të drejtuar.
Në 24 orët e fundit autoritetet thanë se kishin kryer 477 testime, nga të cilët kishin rezultuar të infektuar 108 persona – pjesa kryesore në Tiranë, Durrës, Kavajë, Fier e Shkodër.
Në këtë periudhë kohore kanë mundur të shërohen 60 persona, duke e çuar totalin e atyre që e kanë mposhtur virusin në 2,523 raste (56% e të infektuarve).
Aktualisht mbeten 1,820 persona ende mbartës të virusit, ose siç thuhet në zhargonin mjekësor “raste aktive”. Pjesa kryesore janë në Tiranë (941) e Durrës (211), ndërsa shqetësuese është situata edhe në Vlorë (98), Lezhë (82), Fier (52), Kukës (49) dhe Elbasan (46).
Prej nisjes së pandemisë autoritet kanë kryer 33,105 teste me tamponë dhe 4,206 teste serologjike.
Shqipëria mbetet vendi që kryen më pak teste në rajon me një statistikë prej 11,800 testesh për çdo 1 milionë banorë – 8 herë më pak se Serbia dhe 4 herë më pak se Maqedonia e Veriut.
Lexoni gjithashtu:
Manastirliu: Maska me detyrim parandalon mbushjen e spitaleve
Qeveria mbyll klubet e natës pasi injorojnë masat anti-covid
Qeveria lejon kryerjen e testit serologjik në klinikat private
Qeveria i bën maskat të detyrueshme, 2 mijë lekë gjobë kush nuk i mban
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut