“Frymëzim për brezat”, ambasadori britanik në Tiranë pas vdekjes së Elizabeth II

10 Shtator 2022 | 09:04

Ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith, ka reaguar pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II në moshën 96-vjeçare.

Në një deklaratë për mediat, ai thotë se mbretëresha ishte shëmbëlltyra e shërbimit publik, tërësisht e përkushtuar ndaj vendit dhe popullit të saj.

“Edhe këtë javë, në ditët e fundit të jetës, ajo qëndroi e përkushtuar në kryerjen e detyrës, duke pritur kryeministrin e saj të pesëmbëdhjetë.”- shkruan ai.

Më tej thekson se Elizabeth II do të vazhdojë të frymëzojë shumë breza të ardhshëm në Mbretërinë e Bashkuar dhe në botë.

Ai shton se në Shqipëri, mbretëresha do të kujtohet për Urdhrin e Meritës që i dorëzoi Nënë Terezës, në Nëntor të vitit 1983, si njohje për shërbimin e saj të jashtëzakonshëm për njerëzimin.

“Kurora i ka kaluar Mbretit Çarls i III-të. Ndërsa mbajmë zi bashkë me të për largimin e Madhërisë së saj, ne i japim atij dhe familjes së tij ngushëllimet si dhe urimet për të ardhmen.”- shprehet ndër të tjera ambasadori.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026