Roli i SHBA në dialogun Kosovë-Serbi, Philip Reeker mirëpret dhe mbështet rifillimin e dialogut në Bruksel
Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Philip Reeker, ka mirëpritur rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel. Këto komente ai i ka bërë gjatë një tele-konference të enjten mbrëma.
I pyetur për rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun në ndërmjet dy vendeve Ballkanike, Reeker tha se i “vjen mirë që dialogu ka rifilluar” dhe se SHBA-të do ta mbështesin këtë proces.
Diplomati amerikan njoftoi se të premten do të takohet me të Emëruarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirslav lajçak.
Ndërsa, shtoi se do të vazhdojnë komunikimet me BE-në dhe se ambasadat Amerikane në Prishtinë dhe Beograd mbeten në kontakt të ngushtë me qeveritë e të dyjave vendeve.
Lidhur me angazhimin e Richard Grenell, Reeker tha se i Emëruari Special i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi ka punuar në aspektin ekonomik dhe gjetjen e mënyrave për përmirësimin jetës së qytetarëve në të dyja vendet.
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur