Kaos në portin e Vlorës, qytetarët: Po digjemi në diell, kemi tre orë që presim
Radhë të gjata njerëzish janë krijuar në Portin e Vlorës për shkak se është sulmuar sistemi TIMS prej disa orësh.
Për mikrofonin e Euronews Albania, qytetarët shprehin se po presin që prej disa orësh, ndërkohë që nuk kanë asnjë informacion se kur do nisen për të arritur në destinacionet e tyre.
“Kemi afërsisht tre orë që presim, po presim biletat e tragetit. Këtej policia vazhdon punën por ata të tragetit po vonohen. Sportelet vonojnë. “- tha një qytetar.
“Kam tre orë e gjysmë që po presim. Nuk na kanë lajmëruar për asgjë. Po vete ora 1:30, kemi ardhur që në orën 9. Na thonë s’ka sistemi, po ne po digjemi në diell. Nuk dimë asgjë. Kishim për t’u nisur në 1:30. “- u shpreh një tjetër.
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mëngjesin e së shtunës se hakerat iranianë kanë sulmuar sistemin TIMS.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, kreu i qeverisë shqiptare nënvizon se po punohet pa orar me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale.
Ky nuk është sulmi i parë i Iranit ndaj Shqipërisë. Pak javë më parë u sulmuan sistemet qeveritare. Për këtë arsye Shqipëria ka ndërprerë marrëdhëniet me shtetin e Iranit.
LEXONI GJITHASHTU:
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh