Pas TIMS, sulmohet dhe faqja e Policisë së Shtetit, reagon Ministria e Brendshme
Ministria e Brendshme ka reaguar për sulmin kibernetik ndaj sistemit TIMS dhe ndaj sistemeve të ruajtjes dhe transmetimit të të dhënave në Policinë e Shtetit.
Sipas ministrisë, nga të dhënat paraprake rezulton që sulmi të jetë kryer nga e njëjta dorë, pra nga Irani.
“Ekspertët tanë bashkë me ata të vendeve tona partnere kanë punuar intensivisht prej momentit të parë kur është detektuar sulmi, për të garantuar së pari pacënueshmërinë e të dhënave dhe më pas neutralizimin e këtij akti kriminal. Për efekt sigurie sistemet tona, përfshi atë TIMS, kanë qëndruar përkohësisht të mbyllura derisa rreziku të shmangej plotësisht. “- shkruan Ministria
Ministria bën me dije se shumë shpejt sistemi TIMS do të rikthehet në punë.
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mëngjesin e së shtunës se hakerat iranianë kanë sulmuar sistemin TIMS.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, kreu i qeverisë shqiptare nënvizon se po punohet pa orar me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale.
Ky nuk është sulmi i parë i Iranit ndaj Shqipërisë. Pak javë më parë u sulmuan sistemet qeveritare. Për këtë arsye Shqipëria ka ndërprerë marrëdhëniet me shtetin e Iranit.
Ndërkohë trupa diplomatike dhe stafi i ambasadës janë larguar nga vendi.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet