Greta Thunberg lundron drejt Spanjës për Samitin e Klimës
Greta Thunberg është nisur dje me anije nga Amerika, pasi nuk ka pranuar të udhëtojë me avion, për të shkuar në Samitin e Klimës që zhvillohet në Madrid më 2 dhjetor.
Në bordin e katamaranit prej afro 14 metra të gjatë, ndodhen edhe Riley Whitlum me Elayna Carausu, dy vlogere të famshme nga Australia.
Së bashku, ato janë nisur nga porti i Hempton në Virxhinia për të udhëtuar më pas drejt Spanjës.
Kjo nuk është hera e pare që 16-vjeçarja lundron përtej Oqeanit Atlantik.
Në gusht, Greta lundroi nga Suedia drejt SHBA-ve, ku mbajti fjalimin e saj tek Kombet e Bashkuara.
Fillimisht, plani ishte për të qëndruar në Amerikë pasi Samiti zhvillohej në Santiago të Kilit.
Por, për shkak të trazirave në Kili, u vendos që Samiti të mbahej në Madrid.
E shoqëruar nga Nikki Henderson, një eksperte e lundrimeve me jaht, Greta do jetë pjesëtarja më e rë e “La Vagabonde” për javët në vijim.
Ajo ndodhet në shoqëri të mirë pasi Henderson ishte vetëm 25 vjeç kur mori titullin si kapitenia më e re në garën ndërkombëtare të jahteve Clipper Round të zhvilluar vitin e shkuar
Riley dhe Elayna janë shprehur se janë krenare që do të shoqërojnë Gretën duke e quajtur një “vendim I ardhur vetvetiu për të zhvendosur shtëpinë tonë në anën tjetër të oqeanit.”
Ato janë vlogeret më të famshme në Youtube dhe kanë mbi një milion abonues në kanalin e tyre.
La Vagabonde plotëson të gjithë kushtet për tu qenë shtëpia e Gretës në javët në vijim.
Së pari, jahti nuk le pas gjurmë karboni pasi fuqizohet nëpërmjet paneleve diellorë dhe hidro-gjeneratorëve.
Katamarani ka edhe një tualet funksional.
Qëllimi është që Greta atë arrijë në kohë në Spanjë për Samitin e Klimës.
Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
- 14:45 Rrëzohet një avion në Francë, humbin jetën 11 persona
- 13:59 “The Albanian Files”/ Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: E trajton Shqipërinë si Sulltanatin e tij
- 13:32 Shifrat e pabesueshme të Messit
- 13:05 9 ekipe afrikane arrijnë në fazën eliminatore të Kupës së Botës FIFA 2026
- 13:02 Rusia pretendon se ka pushtuar dy vendbanime të tjera në Ukrainë
- 12:37 Vidovdani/ Policia e Kosovës, kontrolle të rrepta serbëve në hyrje të Gazimestanit (VIDEO)