Sistemi arsimor, ekspertja: Fatkeqësi që pas 30 vitesh kemi të njëjtat problematika
Ekspertja për çështjet e arsimit, Majlinda Keta thotë se është fatkeqësi për vendin tonë, që pas 30 vitesh sistemi arsimor ka ende të njëjtat problematika.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Keta u shpreh se duhet punuar që fëmijët të shkollohen dhe të qëndrojnë në Shqipëri dhe jo të largohen.
Sipas saj, sistemi arsimor edhe sot e kësaj dite, nuk ka pasur arritje.
“Është fatkeqësi që pas 30 vitesh ne ngremë të njëjtat problematika. Mësuesit në orën e parë duhet të përcjellin pozitivitet dhe besim te ata fëmijë. Ne duhet të bëjmë maksimumin për t’i edukuar, për t’i bërë të zotët, jo për të ikur rrugëve të botës, por për të gëzuar këtë vend. Ne kemi Shqipërinë me dy pamje.
Nga njëra anë që do listohen arritjet dhe nga ana tjetër, sistemi tregon plagën e largimit të 59 mijë fëmijëve, që 6 vite më parë nuk arritëm t’i jepnim besim shqiptarëve që ky vend do bëhet më mirë dhe të rrinim në ato ritme të përmirëcimit të cilësisë. Sot sistemi nuk ka ndonjë arritje të madhe.”, theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës