Zhdukja e Vis Martinajt, Hoxha: Rama i interesuar për këtë çështje, lidhet me bastet

12 Shtator 2022 | 10:59

Gazetari Poli Hoxha thotë se kryeministri Edi Rama është i interesuar në lidhje me fatin e të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Hoxha u shpreh se kreu i qeverisë e ka përdorur më parë për fushatë këtë çështjee.

Sipas tij, çështja e Martinajt ka ndërlidhje politike, por edhe ekonomike pasi është një nga biznesmenët kryesorë ilegal të basteve.

“Zoti Rama është shumë i interesuar për këtë çështje sepse edhe e ka përdorur para fushatës, thoshte se lëviz drejtori i basteve, dimë targat. Kemi edhe këto lëvizjet në inudstrinë e basteve, vërtet do legalizohen, por ka qenë me të njëjtin intensitet. Ervis Martinaj ka qenë një nga kryesorët në tregun ilegal të basteve që edhe tani vazhdon.

Njerëzit të cilit dorëzojnë paratë në këtë treg ende të palegalizuar, thonë janë paratë për Ervisin. Se ku shkojnë këto para, kjo është tjetër çështje. Kjo është një çështje shumë e ndërlidhur, edhe ekonomike, e krimit të organizuar, e politikës dhe e pjesës së inkriminuar të policisë”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Refuzohet kërkesa e PD për reformën territoriale, Berisha: Raporti juaj është i paligjshëm

Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend ka folur lidhur me rrëzimin e kërkesës së PD që të zgjatej me 3...
11:25 | 23/07/2026

U burgos me foshnjën 1-vjeçare, Gjykata e Tiranës urdhëron lirimin e Dorina Sejdinit nga burgu i Pojskës

Gjykata e Tiranës vendosi të shtyjë ekzekutimin e dënimit me burg për 34-vjeçaren Dorina Sejdini, duke urdhëruar lirimin e saj nga burgu i grave në...
11:20 | 23/07/2026

Dalin pamjet, momenti kur Shehaj nxirret nga ambientet e Kuvendit nga Garda (VIDEO)

Pamje të reja janë publikuar nga momenti kur kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj nuk u lejua të futej në ambientet e Kuvendit. Ai u...
11:16 | 23/07/2026