Eksperti i arsimit: Këtë vit kemi 33 klasa më pak, po na zhduken qytetet

12 Shtator 2022 | 13:29

Eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti thotë se sistemi arsimor ka shumë probleme, por më kryesorja është ikja e nxënësve jashtë vendit.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Mehmeti u shpreh se këtë vit ka 33 klasa më pak, për shkak se mungojnë nxënës.

Sipas tij, për 10 vitet e ardhshme mund të humbasim 100 mijë nxënës.

“Arsimi jo vetëm që ka problematika, por kryeministri nuk na tha se po ikin, jo njerëz, por qytete. I mungojnë qytete. Po të vësh numrin e nxënësve që mungojnë, ne na mungojnë qytete, po na zhduken qytetet vit pas viti. Kemi rreth 28-30 mijë nxënës në klasë të parë.

Ne i kemi në klasë të parë pasi kemi ulur moshën, ky është një truk për të mbushur klasën e parë. Kemi 1 mijë më pak në arsimin parauniversitar. Do të thotë që ne kemi humbur 33 klasa. Kjo është një humbje e madhe. Për 10 vjet do të humbasim 100 mijë veta dhe nuk kemi ndërmend t’i rifitojmë më”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026