Paketa anti-krizë: Xhixho: E pamjaftueshme, Kosova e ka më dinjitoze

12 Shtator 2022 | 13:25

Erisa Xhixho, deputete e Partisë së Lirisë deklaroi se paketa anti-krizë ishte e pamjaftueshme.

“Po flasim për një paketë, vazhdimësi të paketës së marsit që padyshim u vërtetua që ishte e pamjaftueshme. Çfarë i themi pensionistëve sot? U themi që frutat janë luks, që duhet të kursejë akoma më shumë. Ku të shkojë pensionisti? Dhe këta janë dhe të majtë, këta duhet të ndihmonin mbi të gjitha të varfrit,” – u shpreh Xhixho.

Ajo përmendi studentët që as nuk janë të përfshirë në paketën anti-krizë, ndërsa tha se në korrik-gusht qytetarët u desh të përballeshin vet me rritjen e çmimeve. Për Xhixhon, e cila ftoi dhe ekspertët të japin mendimin e tyre, paketa e Kosovës edhe pse buxhet më të ulët është më dinjitoze.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026