Dyshime se është gjallë, gazetari tregon vendin se ku mund të jetë Ervis Martinaj

12 Shtator 2022 | 16:43

Ende asnjë gjurme nga ‘bossi’ i lojërave të fatit, Vis Martinaj. Gazetari Poli Hoxha tha për Euronews Albania se tha ka dyshime se ai ndodhet ne Amerikën Latine.

Ervis Martinaj, mbreti i lojërave të fatit është zhdukur prej më shumë se një muaji. Askush nuk di ta thotë me siguri nëse ai është gjallë apo ka vdekur.

As policia e as prokuroria nuk kanë dalë me një reagim zyrtar për të sqaruar fatin e tij.

Gazetari investigatv Poli Hoxha tha për Euronews Albania se një nga pistat kryesore të policisë në lidhje me të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, është se ai është gjallë dhe ndodhet në një vend të Amerikës latine.

“Një gjë është e sigurt. një nga pistat në drejtorinë e përgjithshme të policisë, sepse edhe aty ka një hetim policor, kishte nisur përpara se të ikte Gledis Nano, për fatin e Ervis Martinajt. një nga pistat kryesore me të dhëna, është që ai ndodhet në një vend të Amerikës Latine”, tha ai.

Gazetari pohoi se në zhdukjen e tij janë të përfshirë segmente të rëndësishme të policisë, të biznesit dhe të politikës.

“Janë të lidhur me bizneset e tij, me mbrojtjen e tij, me marrëdhëniet e tij, ka biseda telefonike”, tha ai më tej.

Hetuesit kanë dyshime se Ervis Martinaj mund të jetë zhdukur në Durrës, qytet në cilin ka filmime ku ai ka qëndruar në një hotel.

Ka edhe të dhëna të tjera që ai të ketë qenë edhe në Vlorë nga ku mund të jetë zhdukur dhe ky është informacioni i fundit për të.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026