Balluku: Vlonjatët kundër ambientalistëve, duan që anijet të prodhojnë energji

12 Shtator 2022 | 22:07

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Ballaku është shprehur se qytetarët e Vlorës i janë kundërvënë ambientalistëve, për ardhjen e anijeve prodhuese të energjisë.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Balluku tha se qytetarët e Vlorës janë plotësisht dakord që energjia të prodhohet nga këto anije, ndërsa shtoi se këto të fundit janë vendosur në zona industriale.

“Ka një grup ambientalistësh që janë kundër këtij veprimi dhe unë i respektoj shumë sepse kemi misionet tona. Shqetësimi i rritur do të thotë që ka filluar të  ndikojë në target grupet e popullsisë, Vlora nuk e ka shqetësim. Janë bërë takime me qytetarët dhe me ambientalistët por dhe me biznesmenët. Kemi të regjistruara takimet kur qytetarët e Vlorës i kundërvihen ambientalistëve. Të dyja anijet prodhuese të energjisë, janë parkuar në zonën industriale. Janë anije te certefikuara sipas kritereve të bankës botërore. “-u shpreh ministrja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve

Juristi dhe ish-deputeti, Enkelejd Alibeaj i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e qytetarëve...
21:17 | 02/06/2026