Sulmi kibernetik në Mal të Zi, gazetari: Në hetime është angazhuar edhe FBI-ja

13 Shtator 2022 | 09:45

Gazetari Bekim Çoba thotë se ende nuk ka një informacion zyrtar në lidhje me sulmin kibernetik në Mal të Zi, përveç deklaratës së ministrit të Mbrojtjes dhe zëvendësit të tij, se pas sulmit qëndrojnë shërbime ruse.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Çoba u shpreh se në Mal të Zi janë angazhuar edhe ekspertë nga FBI-ja.

“Sa i përket informacioneve zyrtare lidhur me atë se kush mund të qëndrojë pas sulmeve, ende nuk ka asgjë konkrete. Mbetet ajo thënie e ministrit të Mbrojtjes dhe zëvendës ministrit, ku thanë se pas tyre qëndrojnë shërbime ruse. E vetmja gjë që dihet është se është idntifikuar një organizatë për sulme kibernetike, që nuk e ka marrë përgjegjësinë e sulmeve.

Në Mal të Zi janë të angazhuar edhe ekspertë nga vende aleate, edhe nga FBI-ja e SHBA-ve, që janë duke hetuar se kush janë pas sulmeve, ende nuk dihet dëmi i krijuar. Sa i përket shërbimeve të administratës, ende në një pjesë të shërbimeve nuk ka qasje”, theksoi ai.

Infrastruktura informative e Qeverisë së Malit të Zi ra pre e një sulmi kibernetik nga një vend i panjohur mbrëmjen e 23 gushtit, me qëllim që të kriptonin të dhënat e ruajtura në sistem.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026