Agjenti i Ervis Martinajt kërkon lirinë, Apeli i shqyrton kërkesën
Agjenti i forcave operacionale, Jeton Lami kërkon të lërë qelinë. 28 vjeçari që akuzohet se ka ndihmuar të shumëkërkuarin Ervis Martinaj gjatë arratisë, ka apeluar vendimin e gjykatës së Kurbinit që e la në qeli.
Sipas hetimeve Lami shoqëroi Ervis Martinajn 2 ditë para zhdukjes së tij duke e transportuar nga Tirana në Durrës dhe anasjelltas.
Jeton Lami me banim në Kamëz më herët kishte punuar edhe në komisariatin nr 2 në Tiranë para se të transferohej në sektorin e FAST, njësisë speciale për kapjen e personave në kërkim.
Burime jo zyrtare bëjnë me dije për euronews Albania se pak ditë më parë ai është tranferuar nga Shënkolli drejt paraburgjimit 313 në kryeqytet nën masa të rrepsta sigurie.
Lami cilësohet si personi kyç për zbardhjen e hetimit që ka nisur për rrëmbimin me qëllim eliminimin fizik të Ervis Martinajt, por deri në këtë moment nuk dihet nëse ai ka bashkëpunuar me hetuesit.
LEXONI GJITHASHTU
Refuzohet kërkesa e PD për reformën territoriale, Berisha: Raporti juaj është i paligjshëm
U burgos me foshnjën 1-vjeçare, Gjykata e Tiranës urdhëron lirimin e Dorina Sejdinit nga burgu i Pojskës
Dalin pamjet, momenti kur Shehaj nxirret nga ambientet e Kuvendit nga Garda (VIDEO)
- 11:25 Refuzohet kërkesa e PD për reformën territoriale, Berisha: Raporti juaj është i paligjshëm
- 11:20 U burgos me foshnjën 1-vjeçare, Gjykata e Tiranës urdhëron lirimin e Dorina Sejdinit nga burgu i Pojskës
- 11:16 Dalin pamjet, momenti kur Shehaj nxirret nga ambientet e Kuvendit nga Garda (VIDEO)
- 11:07 Përplasjet jashtë Parlamentit, shoqërohet protestuesi i parë
- 11:02 Protesta para Kuvendit, Bardhi: Nuk duhet të ndihemi të rrezikuar nga kritikat, por nga kërkesat. Replikon Balla
- 10:52 Përplasjet me protestuesit para Parlamentit, disa efektivë të lënduar marrin ndihmën e parë