Presidentja e Hungarisë: Do të bëjmë çmos që Kosova të marrë liberalizimin e vizave
“Ne do të bëjmë çdo gjë që kemi mundësi që Kosova të marrë liberalizimin e vizave”, ka deklaruar presidentja e Hungarisë, Katalin Novak, gjatë vizitës së saj zyrtare, më 13 shtator, në Prishtinë.
Në konferencën e përbashkët pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Novak ka thënë se vendi i saj do të luajë rol aktiv për të siguruar paqe dhe se objektivi i tyre është stabiliteti, “ashtu që të mos ketë më luftë në Evropë”.
“Kanë kaluar 20 vjet prej përfundimit të luftërave në Ballkan, nuk është edhe shumë larg, ndërsa tani kemi luftën në Ukrainë dhe është tejet me rëndësi që kjo luftë të shmangë Evropën”, është shprehur presidentja e Hungarisë.
Ndërsa, presidentja Osmani, ka thënë se shpreson që të ketë liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës gjatë kryesimit të Çekisë me Presidencën e BE-së.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA ripërsërit thirrjen ndaj Kosovës: Bashkohuni me projektet amerikane të gazit natyror
Ambasada amerikane: SHBA po detyrohet ta rishqyrtojë rolin e vet në Bosnje
Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 12:13 “Shqiponjat” në lot, i japin lamtumirën e fundit kolegut të tyre
- 12:10 Homazhet për Enea Mekollin, xhaxhai i efektivit i drejtohet Presidentit Begaj: Na mbyllën derën, shteti të reagojë
- 11:52 SHBA ripërsërit thirrjen ndaj Kosovës: Bashkohuni me projektet amerikane të gazit natyror
- 11:46 Të shtëna me armë në një ceremoni diplomimi në Kaliforni, plagosen 3 persona. Vritet 18-vjeçari, autori i ngjarjes
- 11:42 Arbitri shqiptar Florian Lata do të gjykojë finalen e Euro U-17 mes Belgjikës dhe Italisë
- 11:30 Një dron detar shpërthen pranë Portit të Konstancës në Rumani, evakuohet zona (VIDEO)