Listat dhe koalicionet parazgjedhore, ekspertët e Këshillit Politik pritet të mblidhen të martën

27 Korrik 2020 | 12:40

Këshilli Politik do të mblidhet sërish ditën e nesërme. Me kërkesë të përfaqësuesit të Partisë Socialiste, palët do të ulen në tryezën e diskutimeve në orën 11 të paradites dhe ekspertët do t’u përgjigjen pyetjeve të ngritura në mbledhjen e kaluar, nëse amendamentet kushtetuese që janë tanimë në procedurë parlamentare lejojnë apo pengojnë hapjen 100% të listave të kandidatëve për deputetë siç propozon opozita.

Gjithashtu ekspertët do të japin opinionin e tyre, nëse amendamentet kushtetuese lejojnë apo pengojnë koalicionet parazgjedhore.

Pjesëmarrjen në këtë takim e kanë konfirmuar edhe përfaqësuesit e opozitës, të theksuan sërish se çdo diskutim mbi reformën zgjedhore duhet të diskutohet në Këshillin politik, dhe se mazhoranca duhet të heqë dore nga logjika e “faktit të kryer” për ndryshimet kushtetuese.

Palët politike vijojnë të parashtrojnë me e-mail kërkesat e tyre për diskutimet në tryezë, ndërsa opozita jashtëparlamentare këmbëngul në hapjen e listave dhe ruajtjen e koalicioneve parazgjedhore. Përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri në përgjigjen kthyer opozitës parlamentare thekson se, mazhoranca është  gati ta shqyrtojë këtë formulë, por me një kusht, i cili sipas tij duhet të përmbajë disa parime.

“Nëse ajo gjen pasqyrim në modelin e cilitdo shtet evropian që ka një sistem si yni dhe që ka adoptuar listat e hapura. Referimi tek modeli është i rëndësishëm sepse ai është kriteri praktik që do na ndihmojë për të konkluduar rreth realizueshmërisë së kërkesës suaj dhe rreth përputhshmërisë së saj me të mirën më të lartë, atë të zgjedhësve”, thekson Gjiknuri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026