Rusia financoi PD, Manjani: Paratë s’kanë hyrë në Shqipëri. Çfarë duhet të provohet

14 Shtator 2022 | 12:23

Ylli Manjani, ish-ministër i drejtësisë, ka reaguar pas publikimit të lajmit se Rusia ka financuar PD me 500 mijë dollar  në 2017, në kohën kur Lulzim Basha ishte kryetar i kësaj partie.

Në një intervistë për Euronews Albania, Manjani theksoi se nuk është provuar asnjë document zyrtar se ato para kanë hyrë në Shqipëri.

Më tej ish-ministri, deklaroi se e vetmja gjë që ka mbetur pa provuar është financimi i një kontrate që Basha ka lidhur në emër të PD-së me një kompani amerikane.

“Nuk është provuar në asnjë document zyrtar që të kenë hyrë në Shqipëri ato lekë. Ajo që ka mbetur pa provuar është fakti se si është siguruar financimi i një kontrate lobingu që Lulzim Basha në emër të PD-së por jo në fitim të PD-së ka paguar për një kompani konsulente në Amerikë. Për këtë çështje është çel dhe një hetim në Shqipëri, një hetim që është mbyllur, por jo siç thotë Basha, por për faktin se nuk u provuaa. Në prokurorinë shqiptare, nuk erdhi kurrë dëshmia zyrtare e Nik Muzinin. Ky është thelbi.”- tha Manjani.

Ai shtoi se publiku nuk e ka të qartë se çfarë ka ndodhur me kontratën që Basha ka lidhur me Nik Muzinin.

Rusia ka transferuar në mënyrë të fshehtë mbi 300 milionë dollarë për parti politike, drejtues dhe politikanë të huaj në mbi 24 vende të botës, duke nisur nga viti 2014.

Lajmin e bëjnë të ditur burime të administratës amerikane, të cilat i referohen një raporti të shërbimeve të inteligjencës, tashmë i deklasifikuar, shkruan BBC.

Sipas këtij burimi, Rusia kishte shpenzuar rreth 500,000 dollarë për të mbështetur Partinë Demokratike të Shqipërisë në zgjedhjet e vitit 2017 dhe gjithashtu financoi partitë ose kandidatët në Bosnjë, Mal të Zi dhe Madagaskar.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pretendohet se mori marrëveshjen me SHBA-në, PS kërkon përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt dhe referimin në SPAK

Partia Socialiste ka kërkuar marrjen e masës disiplinore ndaj deputetit dhe kryetarit të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, si dhe referimin e çështjes pranë Prokurorisë së...
13:37 | 27/07/2026

Tre grupet opozitare: Pro marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA, jo procedurës së përshpejtuar

Tre grupet parlamentare të opozitës, Partia Demokratike, Partia e Lirisë dhe Aleanca për Ndryshim, kanë dalë me një deklaratë të përbashkët ku thonë se janë...
12:47 | 27/07/2026

Hoxha: Manipulimi i informacionit, instrument presioni hibrid që dëmton demokracinë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, foli në konferencën “Përballja me Manipulimin e Informacionit dhe Ndërhyrjen e Huaj: Shqipëria dhe Konteksti i...
12:46 | 27/07/2026