Zgjedhjet në universitet, Mimoza Hafizi: Duhet qeverisje tjetër për t’i dhënë fund frymës destruktive

27 Korrik 2020 | 15:02

Me 30 korrik pritet të mbahen zgjedhjet në universitet për autoritetet drejtuese dhe për anëtarë të senatit akademik. Gara për rektor në universitetin e Tiranës po zhvillohet mes 3 kandidatëve, Mimoza Hafizit nga Shkencat e natyrës, Kozeta Sevranit nga Fakulteti Ekonomik dhe Artan Hoxhës nga fakulteti i drejtësisë.

Mimoza Hafizi, njëra nga kandidatet për rektore të Universitetit të Tiranës tha për Euroneës Albania se kjo është një garë për ta çliruar universitetin nga klima destruktive që mbizotëron prej kohësh dhe manifestohet në një mori përplasjesh të brendshme.

Sipas saj kjo histori ka traumatizuar universitetin, ndaj me anë të këtyre zgjedhjeve synohet të shkohet drejt transparencës së qeverisjes dhe decentralizimit duke vënë në qendër pedagogun.

Kjo është vetëm maja e ajsbergut e një morie përplasjesh të shkaktuara nga qeverisja e keqe e ndikuar nga klane që duan të ushtrojnë të gjithë vendimmarrjen në universitet dhe s’i kanë lënë frymëmarrje pedagogëve.

Kjo histori e gjatë ka traumatizuar universitetin, por ne jemi munduar të komunikojmë duke shpresuar se këto zgjedhje do ta çlirojnë universitetin nga kjo klimë destruktive.

Shtylla e platformës sime janë mirëqenia e pedagogëve dhe studentëve, mbështetje e kërkimit shkencor nga institucioni, mbështetja në programe evropiane, por pika e parë është mirëqeverisja e universitet që po e gërryen nga brenda. Duhet një qeverisje tjetër e bazuar në transparencë dhe decentralizimin me në qendër pedagogun dhe departamentet”, tha ajo.

Znj. Hafizi ftoi studentët, edhe pse jo të favorizuar nga data e caktuar, që të bëhen pjesë e këtyre zgjedhjeve në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026