KE thirrje palëve politike: Zgjidhni me urgjencë ngërçin në Kushtetuese

20 Nëntor 2019 | 17:45

Komisioni Evropian ka nxitur palët politike në Shqipëri të zgjidhin me urgjencë ngërçin në Gjykatën Kushtetuese në mënyrë që të sigurohet sundimi i shtetit të së drejtës dhe të zbatohen ndryshimet ligjore të reformës në drejtësi në vitin 2016.

Në një reagim për Euronews Albania, Maja Koçijançiç, Zëdhënësja për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë së BE, tha se vlerësimi i përputhshmërisë së hapave për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, nuk i takon BE-së, por theksoi se kriza e interpretimit duhet të zgjidhet me sa më shpejt.

“Reforma në drejtësi, e miratuar unanimisht nga Parlamenti me ndryshimet kushtetuese dhe legjislative të vitit 2016, kishte konceptuar renditjen teknike nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, kufizimin e diskrecionit të organeve të emërimit me tre kandidatët e parë më të kualifikuar, si dhe zbatimin e mekanizmit zhbllokues pas skadimit të një afati 30-ditor, si mjete të rëndësishme për të forcuar parimin e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë, në veçanti të Gjykatës Kushtetuese, si dhe parimet e objektivitetit, meritokracisë dhe vazhdimësisë institucionale në lidhje me emërimin e zyrtarëve të sistemit të drejtësisë”, tha Kocijançiç.

Sipas zëdhënëses së BE, “një interpretim që nuk i pranon këta elementë thelbësorë të mekanizmit të emërimit, siç përcaktohet në Kushtetutë dhe ligjet përkatëse, vë në pikëpyetje parimin e shtetit të së drejtës”.

Komisioni Evropian nga ana tjetër këshillon që çështja të shkojë për mendim në Komisionin e Venecias, si mënyra më efektive për zgjidhjen me përparësi të situatës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”

Grupi më i madh i protestuesve është drejtuar mbrëmjen e kësaj të enjteje drejt Sheshit “Skënderbej”, ndërsa thirrjet kanë qenë të njëjta me ato të...
22:23 | 04/06/2026

Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte në Kryeministri presidenti e Lituanisë Gitanas Nausėda. Bëhet e ditur se takimi ka pasur në fokus forcimin...
17:16 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026