Në pritje të City-Borussia, të gjithë me sytë nga Haaland
Të gjithë sytë do të jenë kthyer nga Erling Braut Haaland të mërkurën mbrëma, kur sulmuesi i Manchester City të rreshtohet kundër ish-klubit të tij Borussia Dortmund në stadiumin “Etihad”, në kuadër të ndeshjeve të Grupit G të Champions League.
Në dy sezone e gjysmë të kaluara me ekipin gjerman, Haaland shënoi plot 62 gola në Bundesligë, nga 67 ndeshje të luajtura.
“Për të qenë një djalë kaq i ri, ai është shumë i pjekur. Mendoj se ka një të ardhme të artë dhe do të japë shumë për ekipin jo vetëm këtë sezon, por edhe në vitet e ardhshme. Mendoj se klubi ynë nënshkroi me një lojtar dhe një njeri të jashtëzakonshëm,” – u shpreh Ilkay Gundogan, lojtar i Manchester City.
Manchester City dhe Borussia Dortmund do të përpiqen të vijojnë nisjen e mirë të sezonit 2022-2023 të Champions League.
Ekipi i Pep Guardiola mposhti 4-0 Sevilla-n në takimin e parë, ndërsa gjermanët fituan 3-0 në shtëpi ndaj Kopenhagen.
Dy ekipet e mundura, Sevilla dhe Kopenhagen, do të përballen po të mërkurën në kuadër të ndeshjeve të grupit G.
Nga grupi E, Milan do të presë në shtëpi Dinamon e Zagrebit, ndërsa Chelsea austriakët e Salzburgut.
Grupi F do të ketë përballë Shakhtar Donjeck me Celtic dhe Real Madrid me Lajpcig.
Sfida më interesante do të jenë ato të Grupit H, me Juventus që do të presë Benfikën dhe Paris San Zhermen që do të luajë në transfertë kundër Makabi Haifa.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona