Sulmet kibernetike dhe energjia, zbardhen detajet e takimit Rama-Kurti

14 Shtator 2022 | 20:23

Sulmet kibernetike në Shqipëri dhe Kosovë kanë qenë temë e diskutimit të takimi urgjent mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit një ditë më parë. Detajet për takimin janë dhënë sot nga Kryeministri i Kosovës.

Të martën Albin Kurti erdhi me urgjencë në Tiranë për të takuar kreun e qeverisë shqiptare edi Rama. Takimi zgjati rreth dy orë në ambientet e vilës qeveritare, por pak detaje dolën në media për temat e diskutuara.

Në një konferencë dhënë për mediat këtë të mërkurë, Albin Kurti ka zbardhur një pjesë të çështjeve që ka diskutuar me Edi Ramën.

“Takimi i djeshëm ka qenë drekë pune me Edi Ramën dhe ka qenë shumë i mirë, konstruktiv e pozitiv dhe i nevojshëm për shkak të temave që i kemi diskutuar. Tema e parë e diskutimi tonë ishte siguria kibernetike. Isha shumë i interesuar të marr vesh më shumë për përvojën e tyre me sulmet e fundit kibernetike që kanë qenë shumë të dëmshme dhe kriminale. Sot e kemi themeluar agjencinë për sigurinë kibernetike me vendim të qeverisë në mbledhjen e sotme”, tha Kurti.

Kryeministri i Kosovës tha se gjatë muajve të dimrit, presin që Shqipëria të ndihmojë me energji elektrike Kosovë.

“Ne tani gjatë verës u kemi dhënë shumë energji elektrike në Shqipëri në mënyrë që ata të na ndihmojnë neve pastaj gjatë dimrit dhe kemi diskutuar për energjinë elektrike në përgjithësi, ata po i vendosin tarifat tash dhe e kemi njoftuar njëri-tjetrin se çka po ndodh në Kosovë e Shqipëri. E njoftova Ramën se ne jemi të parët në Ballkanin Perëndimor që e kemi marr këtë masën për shpërblimin për ata që kursejnë”, u shpreh kreu i qeverisë së Kosovës.

Pjesë e diskutimeve mes kryeministrit Albin Kurti dhe Edi Rama ka qenë dhe çështja e Procesit të Berlinit. Kurti i shpreh se takimet e reja për këtë nisëm do të bëhen nga kancelari i ri i Gjermanisë, Olaf Scholz.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti në Greqi: Demokracitë duhet të fuqizohen përballë autokracive dhe sfidave globale

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në edicionin e 28-të të Simpoziumit SYMI që po zhvillohet në Greqi, me temën “Achilles’...
16:44 | 07/07/2026

Policët kosovarë i çojnë të fala Trumpit, i japin dhurata pastorit amerikan

Disa policët kufitarë kosovarë i dërguan të fala presidentit amerikan, Donald Trump, përmes këshilltarit dhe mikut të tij pastorit Mark Burns, të cilin e befasuan...
16:41 | 07/07/2026

Gjykata Supreme rrëzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve në Kosovë

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuara pesë ankesat e paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke i...
16:13 | 07/07/2026