Kryeministrja suedeze njofton dorëheqjen pas fitores së ekstremit të djathtë
Kryeministrja social-demokrate e Suedisë, Magdalena Andersson pranoi të mërkurën humbjen në zgjedhjet e së dielës, duke i dhënë fitoren bllokut opozitar të ekstremit të djathtë të përbërë nga 4 parti, i cili do të formojë qeverinë e re.
Me 99 për qind të votave të numëruara, vetëm një grusht fletësh votimi mbeten të pallogaritura, por Anderson, që u bë kryeministrja e parë femër e vendit nordik vitin e kaluar, tha se rezultatet tregojnë qartë fitoren e kundërshtarëve.
“Për këtë arsye, do t’i kërkoj kryetarit të Parlamentit të më lirojë nga detyra”, u tha Andersson gazetarëve gjatë një konference për shtyp.
Të Moderuarit, Demokratët Suedezë, Kristian-Demokratët dhe Liberalët kryesonin me një vend të vetëm në Parlament pas zgjedhjeve të së dielës, por tani ata po marrin 176 vende përballë 173 të së majtës.
Këto zgjedhje shënuan një ndryshim radikal të politikës suedeze, me kalimin e pushtetit drejt radikalëve të Demokratëve Suedezë, të njohur për retorikën kundër emigrantëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor