‘Pandi të qenka shëruar goja’, Alibeaj përplaset me Majkon për financimin rus
Seanca plenare e së enjtes ka nisur me debate për shkrimin e publikuar në mediat e huaja për financimin rus në PD gjatë fushatës së 2017.
Deputeti Pandeli Majko u shpreh gjatë fjalës në Kuvend se PD duhet të flasë në Kuvend për fondet anti-europiane që ka marrë.
“Besoj që sot në kufijtë 24 orëve, drejtuesit e PD, me ose pa zyra e dinë shumë mirë që PD ka marrë rreth 500 mijë nga fondet ruseve, mirë do ishte që kur flasin për fondet europiane, të flasim dhe për fondet anti europiane” tha Majko.
Nuk mungoi edhe një reagim nga deputeti Enkelejd Alibeaji, cili u shpreh se Pandeli Majkos ‘i është shëruar goja” dhe po flet për çështje delikate.
“Më në fund Pandit i qenka shëruar goja se për çështje delikate. I vetmi që nuk duhet të fliste nuk duhet të ishe ti, se e di një gjë që është një makinacion që mungon sot, po si i vjetër në politikë, së paku prit dhe ca orë se do të përgënjeshtrohet, dhe shko prapë tek dentisti”, tha Alibeaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin