Qeveria kërkon dyfishim të dënimit për përsëritësit e krimeve

15 Shtator 2022 | 14:30

Ministria e Drejtësisë ka hedhur për konsultim publik ndryshimet në kodin penal.

Në ndryshimet e propozuara, qeveria kërkon ashpërsim të ligjit për përsëritësit e krimeve. Kërkohet dyfishim i dënimit kur krimi është i përsëritur ose kryhet 5 viteve nga dënimi i parë.

Kërkohet që të shtohet masa e dënimit me 1/3 kur një i dënuar kryen një tjetër krim me dashje.

Po ashtu, për krimet e rënda nuk do të ketë gjykim të shkurtuar. Këto ndryshime përfshijnë edhe autorët që kryejnë dhunë në familje dhe për autorët që kryejnë krime ndaj fëmijëve.

Propozimet për ndryshime në kodin penal vijnë pasi në procesin e Këshillimit Kombëtar të kryer nga qeveria në fillim të vitit, qytetarët ishin pro ashpërsimit të dënimit për personat që kryejnë krime të rënda. Pas konsultimit publik, propozimet do të kalojnë në komisione më pas për votim në parlament.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:30 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026