Balla- Berishës: Kur flet ti për korrupsionin, njësoj si djalli për mëkatet
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla i është përgjigjur kreut të PD-së Sali Berisha, i cili kërkoi hetim ndërkombëtar nga Komisioni Evropian, për aferat korruptive në vendin tonë.
Nga foltorja e Kuvendit, Balla me ironi tha se kur dëgjon Berishën të flasë për korrupsionin është njëlloj si të dëgjosh djallin të flasë për mëkatet.
“Ik plaku mere me gjithë tespie. Kur dëgjon Saliun të flasë për korrupsionin është njëlloj sikur të dëgjosh djallin të flasë për mëkatet. E vërteta është që sot humbi një tjetër mundësi që të fillojë të tregojë mëkatet e veta.”- shprehet Balla.
Gjatë fjalës së tij në seancën në Kuvend, Berisha u shpreh se në këto kulla është bashkëpronar kryeministri Edi Rama.
“Indeksi i ndërtimeve në Shqipëri është mesatarisht tre herë më i lartë sesa në çdo vend të Bashkimit Evropian. Çmimet në Shqipëri jo që nuk janë ulur, por qëndrojnë në vendin e tretë më të lartë në Evropë. Droga dhe lumenjtë e drogës po e rrënojnë këtë vend. Punësimi u rrit vetëm 0.5%, pra çfarë janë këto kulla? Janë mullarë gjidandë të drogës, të Edi Ramës.
I bëj thirrje Komisionit Evropian të hetojë në të gjitha anët, sepse Tirana gumëzhin se në kulla është bashkëpronar Edi Rama. Një hetim ndërkombëtar, do ishte jashtëzakonisht e çmuar për shqiptarët”, theksoi kryedemokrati.
LEXONI GJITHASHTU:
Begaj takohet me homologun polak: Integrimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri gjeopolitike
“The Albanian Files”/ Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: E trajton Shqipërinë si Sulltanatin e tij
“Ata kanë nevojë që zgjidhja të mos vijë kurrë, Rama: Protestat po ushqehen nga aktorë që kërkojnë kaos
- 23:00 Begaj takohet me homologun polak: Integrimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri gjeopolitike
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)