Putin vlerëson Kinën për qëndrim të balancuar për Ukrainën
Një miqësi pa kufij që kërkon të udhëheqë një botë në ndryshim. Takimi i parë mes presidentëve Vladimir Putin dhe Xi Jinping që nga nisja e luftës në Ukrainë ka larguar çdo dyshim mbi pozicionimin e Pekinit ndaj konfliktit: Kina i kupton arsyet e Rusisë për të ndërmarrë operacionin ushtarak special.
“Ne e vlerësojmë shumë pozicionin e balancuar të miqve tanë kinezë në lidhje me krizën ukrainase”, tha Putin.
Putin e njohu Xi me një pjesë të mesazhit që ai do t’i përcjellë Moskës këtë të premte, gjatë takimit të Organizatës e Bashkëpunimit të Shangait.
“Përpjekjet për të krijuar një botë njëpolare kanë marrë së fundmi një formë të shëmtuar dhe janë tërësisht të papranueshme”, u shpreh presidenti rus.
Edhe përgjigjja e liderit kinez lidhur me botën e dominuar nga Shtetet e Bashkuara, marrëdhëniet me të cilat janë të tensionuara për shkak të Tajvanit, ishte e qartë.
“Përballë një bote që po ndryshon, Kina është e gatshme që së bashku me Rusinë të marrë përsipër rolin e fuqive të mëdha dhe të injektojë stabilitet dhe energji pozitive në një botë të trazuar nga paqëndrueshmëria sociale”, tha presidenti kinez.
Presidenti rus ka zhvilluar gjithashtu takime dypalëshe me liderë të vendeve të tjera të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, që lindi me idenë për t’iu kundërvënë influencës së Shteteve të Bashkuara në botë.
LEXONI GJITHASHTU:
Çmimet e naftës bien në nivelin më të ulët në tre muaj për shkak të përparimit të negociatave me Iranin
Irani mohon deklaratat e JD Vance për inspektorët ndërkombëtarë në impiantet bërthamore
Sekretari amerikan i Shtetit: SHBA do të negociojë drejtpërdrejt me Libanin, jo përmes Izraelit
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar