Putin zbulon ‘shqetësimin’ e Kinës për Ukrainën
Presidenti rus, Vladimir Putin e ka pranuar “shqetësimin” e Kinës për Ukrainën, në bisedimet e tij të para ballë për ballë me Presidentin Xi Jinping që nga pushtimi rus.
Por duke folur në Uzbekistan, Putin falënderoi gjithashtu Kinën për “pozitën e saj të ekuilibruar” dhe tha se “përpjekjet e SHBA-së për të krijuar një botë unipolare” do të dështonin.
Xi tha se Kina ishte e gatshme të punonte së bashku me Rusinë si “fuqi të mëdha”.
Kina nuk e ka mbështetur pushtimin e Rusisë, por ka rritur tregtinë dhe lidhjet e tjera me Moskën që nga fillimi i tij.
Takimi i dy liderëve në prag e samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) në Samarkand vjen në një pikë vendimtare në luftën në Ukrainë, pasi trupat ruse humbasin terren në disa pjesë të vendit.
“Ne e vlerësojmë shumë pozicionin e ekuilibruar të miqve tanë kinezë kur bëhet fjalë për krizën në Ukrainë”, i tha Putin presidentit kinez.
Duke zbuluar se Kina kishte “pyetje dhe shqetësime” për situatën në Ukrainë, ai tha se e kuptonte.
“Gjatë takimit të sotëm, sigurisht që do të shpjegojmë qëndrimin tonë”, tha Putin.
LEXONI GJITHASHTU:
Çmimet e naftës bien në nivelin më të ulët në tre muaj për shkak të përparimit të negociatave me Iranin
Irani mohon deklaratat e JD Vance për inspektorët ndërkombëtarë në impiantet bërthamore
Sekretari amerikan i Shtetit: SHBA do të negociojë drejtpërdrejt me Libanin, jo përmes Izraelit
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar