Pedagogia: Kryeministri s’i ka qejf sindikatat, mezi kthen përgjigje

15 Shtator 2022 | 19:30

Pedagogët zhvilluan sot një protestë para Fakultetit të Shkencave të Natyrës, kanë paralajmëruar protestë tjetër më 5 tetor nëse nuk u rriten pagat.

Enkeleda Olldashi pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë  tha në emisionin Sot në Euronews Albania se pedagogët kanë pasur durimin e duhur akademik përballë pandemisë dhe krizës për të kërkuar diçka që është e drejtë e tyre, por në pikën kur sindikatat nuk e kryejnë detyrën për të cilën janë ngritur duhet reagim.

“Kryeministri nuk është se ka ndonjë konsideratë për sindikatat në vendin tonë, kështu që ne jemi si gjithë të tjerët në këtë pikë që mezi dëgjohemi, mezi na kthejnë përgjigje. Kjo është arsyeja pse s’kemi dalë hapur me kërkesat tona, pasi e kuptojmë pandeminë, krizën energjetik ndaj kemi pasur durimin e duhur akademik, por ka një pikë kur sindikata nuk do të ndërmarrë disa hapa që t’i njeh ligji do të thotë që nuk je më sindikatë dhe nuk kryen më funksionin për të cilën është krijuar”, u shpreh Olldashi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet

Gazetari Ferdinand Dervishi tha se Ervis Martinaj kishte lidhje me elementë të botë së krimit në të gjithë Shqipërinë për shkak të biznesit të tij...
19:54 | 30/09/2022

Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit

Disa foto të panjohura të Ervis Martinajt janë duke qarkulluar në rrjet, duke shtuar misterin rreth zhdukjes së mbretit të lojërave të fatit. Gazetari Ferdinand...
19:31 | 30/09/2022

Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve

Është marrë një vendim në fillim të muajit shtator sa i përket vendosjes së fashës 800 kwh dhe e kemi argumentuar këtë vendim. Nuk ka...
18:52 | 30/09/2022