Nesër pezullohen aplikimet për pasaporta dhe karta ID| 5 ngjarje kryesore
- Sulmet kibernetike, nesër pezullohen aplikimet për pasaporta dhe karta ID
Ditën e nesërme nuk do të ofrohet shërbim në zyrat e ‘Aleat’ për pasaporta apo karta identiteti.
Ministria e Brendshme njofton se masat janë marrë me qëllim për të rritur nivelin e sigurisë ndaj sulmeve kibernetike.
Lexoni për më shumë: Sulmet kibernetike, nesër pezullohen aplikimet për pasaporta dhe karta ID

- Siguria kibernetike, Brukseli përgatit draftin ligjor për t’u mbrojtur nga hakerat
Me sulmet kibernetike që ndodhin çdo 11 sekonda në mbarë globin dhe kërcënimin që është bërë më akut në Evropë, Komisioni Evropian po reagon me kundërpërgjigje. Të enjten në Bruksel u prezantua një plan i ri i quajtur Akti i Sigurisë Kibernetike.
“Ajo që po bëjmë me këtë Akt është një këmbanë alarmi. Agresorët do të vazhdojnë të sulmojnë, por ne e kemi lënë pas epokën e naivitetit. Tani jemi të fortë dhe gati të përgjigjemi”, thotë Margaritis Schinas, zëvendës president i KE-së.
Lexoni për më shumë: Siguria kibernetike, Brukseli përgatit draftin ligjor për t’u mbrojtur nga hakerat

- Ndërpritet Parlamenti, Felaj quan Jorida Tabakun ‘grifshë’
Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë është ndërprerë për 2 minuta pasi kryetarja e seancës, Ermonela Felaj, i ka ndërprerë fjalën e kërkuar për procedurë nga deputetja Jorida Tabaku duke e quajtur këtë të fundit “grifshë”.
Debati nisi pas një kërkesë për procedurë që deputetja e PD kërkoi në përgjigje të fjalimit të kryetarit të grupit të PS, Taulant Balla.
Lexoni për më shumë: Ndërpritet Parlamenti, Felaj quan Jorida Tabakun ‘grifshë’

- Putin vlerëson Kinën për qëndrim të balancuar për Ukrainën
Një miqësi pa kufij që kërkon të udhëheqë një botë në ndryshim. Takimi i parë mes presidentëve Vladimir Putin dhe Xi Jinping që nga nisja e luftës në Ukrainë ka larguar çdo dyshim mbi pozicionimin e Pekinit ndaj konfliktit: Kina i kupton arsyet e Rusisë për të ndërmarrë operacionin ushtarak special.
“Ne e vlerësojmë shumë pozicionin e balancuar të miqve tanë kinezë në lidhje me krizën ukrainase”, tha Putin.
Lexoni për më shumë: Putin vlerëson Kinën për qëndrim të balancuar për Ukrainën

- Anija e kompanisë greke transportonte qymyr nga Rusia
Një anije mallrash nga një kompani greke po transportonte qymyr nga një port rus në fund të muajit të kaluar.
Ky ishte konstatimi sipas të dhënave të transportit të aksesuara nga Bloomberg.
Lexoni për më shumë: Anija e kompanisë greke transportonte qymyr nga Rusia
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet