Kim dhe Soreca përshëndesin udhërrëfyesin e KLGJ-së për funksionimin e Gjykatës së Lartë
Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Gjykata e Lartë prezantuan sot një udhërrëfyes, i cili udhëzon se si mund t’i kthehet funksioni kësaj gjykate pas reformës në drejtësi.
Prezantimi i “Udhërrëfyesit për funksionimin e Gjykatës së Lartë” u bë përmes një videokonference, në të cilën ishin të pranishëm edhe Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim dhe Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca.
Gjykata e Lartë, është autoriteti më i lartë gjyqësor në Shqipëri. Pas përfshirjes në procesin e vetingut, ajo ka vetëm 3 anëtarë të mandatuar, nga 17 që duhet të kishte – Ilir Panda, Ervin Pupe dhe Sokol Sadushi.
Në një njoftim për shtyp të Gjykatës së Lartë u tha se kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami, theksoi pikërisht vështirësinë e funksionalitetit të Gjykatës së Lartë si pasojë e numrit të reduktuar të anëtarëve. Ngritja e strukturave të saj gjyqësore dhe administrative, aq sa t’i lejojë Gjykatën e Lartë trajtimin e çështjeve të prapambetura mbeten kryesore për zgjidhjen e situatës.
Aktualisht në gjykatat shqiptare janë mbi 92 mijë çështje të mbartura nga viti 2019. KLGJ ka raportuar se situatë problematike ka kryesisht në Gjykatën e Lartë, ku numri i çështjeve të mbartura është rreth 35 mijë. Për shkak të gjendjes së krijuar një qytetari do t’i duhej deri në 183 vite për të zgjidhur një çështje në Gjykatën e Lartë.
Megjithëse aktualisht kjo gjykatë funksionon me minimumin e anëtarëve të saj, Kolegji Administrativ, Civil dhe Penal i saj, kanë mundur të japin prej muajit prill 892 vendimeve. Gjatë diskutimeve në videokonferencë u vlerësua ndihma e dhënë nga 12 nëpunës të sjellë nga KLGJ për të ndryshuar situatën.
Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim citohet të ketë vënë në dukje se sistemi i ri gjyqësor duhet të bazohet tek rritja e besimit të publikut dhe komunikimi mes palëve.
“SHBA-të e kanë mbështetur dhe do të vazhdojnë të mbështesin reformën në drejtësi dhe do të bëjnë ç’është e mundur për të ndihmuar Gjykatën e Lartë, funksionimi i së cilës lidhet me zgjidhjen e disa problemeve kryesore me të cilat përballet sot gjyqësori në Shqipëri,” – citohet të ketë thënë Kim, e cila i ka kërkuar KLGJ-së të gjejë zgjidhje sa më të efektshme dhe të shpejta për të plotësuar numrin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.
Edhe Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, citohet të ketë theksuar se mungesa e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë sjell mungesë të vendimmarrjes duke çuar në uljen e besimit të publikut tek gjyqësori dhe Reforma në Drejtësi.
Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, duke përmendur vështirësitë më të cilat po përballet sot gjykata si dhe anëtarët e saj, renditi problematikat të cilat kërkojnë zgjidhje të menjëhershme.
Sipas tij udhërrëfyesi është një plan veprimi i qartë i cili do të garantojë aksesin e domosdoshëm në drejtësi, uljen e numrit të çështjeve gjyqësore, vendimmarrje të strukturuar e të qëndrueshme drejt orientimit të praktikës gjyqësore.
Lexoni gjithashtu:
Situata në Gjykatën e Lartë alarmante, 183 vite për të zgjidhur një çështje
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi