Përmbytjet në Tropojë, prefekti Hallaçi: Nuk ka dëme në njerëz, situata nën kontroll
Prefekti i qarkut të Kukësit, Ali Hallaçi u shpreh në një prononcim për Euronews Albania se fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz nga përmbytjet në Tropojë.
“Situata është pak e rënduar. Reshjet janë shumë të dendura, E rëndësishme është që nuk ka dëme në njerëz. Në disa vende ka pasur edhe përmbytja e banesave. Situata është nën kontroll. Informacionet ua kemi kaluar edhe emergjencave civile dhe presim përgjigje”, u shpreh ai.
Moti i keq ka përfshinë vendin, ku në 9 qarqe rrezikohet që të ketë përmbytje.
Situata është më emergjentë në Tropojë, në Bytyq, ku 25 banesa rrezikohen të përmbyten dhe mbi 30 banorë janë evakuuar.
Fshati Lumi, njësia administrative Margegaj janë të bllokuar nga prurjet e shumta 7 familje.
Janë të dëmtuara disa ura, ndërsa në njësinë administrative Bujan rrezikohet ura në Disdar si pasojë e prurjeve të shumta të lumit Bushtricë. Dëme ka edhe në bagëti.
Nuk mungojnë rrëshqitjet e dherave dhe akset e përmbytura në këtë zonë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur