‘Spidermani’ 60-vjeçar ngjitet në ndërtesën 48 katëshe pa pajisjes sigurie
Një alpinist i njohur si “Spiderman” i Francës ka shënuar ditëlindjen e tij të 60-të duke u ngjitur në një ndërtesë 48-katëshe në Paris pa asnjë pajisje sigurie.
Alain Robert u ngjit në Tour TotalEnergies në distriktin e biznesit Défense duke mos përdorur litarë mbrojtëse.
“Dua t’u dërgoj njerëzve mesazhin se të jesh 60 vjeç nuk është asgjë. Ju ende mund të bëni sport, të jeni aktiv, të bëni gjëra përrallore”, i tha ai agjencisë së lajmeve Reuters.
Pasi arriti në majën e kullës, thuhet se u arrestua. Robert është ngjitur në Tour TotalEnergies shumë herë më parë. Këtë herë, atij iu deshën vetëm 60 minuta për të arritur majën, raporton faqja e lajmeve Defence 92.
“I premtova vetes disa vite më parë se kur të mbushja 60 vjeç, do të ngjitesha sërish në atë kullë, sepse 60-ta simbolizon moshën e pensionit në Francë dhe mendova se ishte një prekje e bukur”, tha ai pas ngjitjes. Ai shtoi se qëllimi i ngjitjes ishte gjithashtu të rriste ndërgjegjësimin për ngrohjen globale, sipas Reuters.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve