‘Ishin 12 burra veshur me të zeza’, gazetari tregon si ndodhi sulmi në Beograd

18 Shtator 2022 | 11:27

Gazetari dhe aktivisti Isa Myzyraj thotë se 10 aktivistë shqiptarë LGBT+ që morën pjesë në Paradën e Krenarisë në Beograd janë sulmuar dhe dhunuar nga një grup ekstremistësh.

Në një intervistë për Euronews Albania Myzyraj tregoi se ishin një grup prej 10-12 personash të veshur me të zeza që u kishin zënë rrugën përpara se të futeshin në hotel dhe i kishin dhunuar me grushte e shkelma.

“Kanë sulmuar një djalë, më pas kanë ndërhyrë 3 vajza që janë dhunuar me shkelma dhe me grushte. Vetëm 10 metra më tutje ka qenë policia që nuk ndërhyrë, edhe pse e panë të gjithë sulmin. Është dashur që 4 aktiviste të shkojnë të bërtasin para policisë që ata të ndërhyjnë për t’i larguar, por jo për t’i arrestuar”, tregoi gazetari.

Ai u shpreh i indinjuar për indiferencën e  ambasadës shqiptare në Beograd, që siç tha nuk ka pasur asnjë kontakt me grupin e aktivistëve për t’u interesuar për gjendjen e tyre.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026