SHBA mbështet Lajçak, Palmer vlerëson rolin e BE për rifillimin e bisedimeve Prishtinë-Beograd
I dërguari i posaçëm amerikan për rajonin e Ballkanit, Matthew Palmer ka shprehur mbështetjen e SHBA për proceset integruese të vendeve te rajonit.
Ndërsa vuri theksin tek përpjekjet e Shqipërisë edhe Maqedonisë se Veriut për të bindur siç tha Këshillin Evropian që të hapen negociatat për anëtarësim. Ndër arritjet e Shqipërisë Palmer përmendi marrëveshjen e 5 qershorit.
“Marrëveshja e 5 qershorit në Shqipëri për reformën zgjedhore pasqyron bashkëpunimin e ngushtë dhe partneritetin ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës, BE dhe Shqipërisë”, tha zoti Palmer.
Pavarësisht përplasjeve sa i përket rolit udhëheqës në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, Palmer ka theksuar se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian punojnë në partneritet
Palmer ka vlerësuar rolin e Bashkimit Evropian dhe të dërguarit të posaçëm, Miroslav Lajçak, për rifillimin e bisedimeve Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.
“Shtetet e Bashkuara mbështesin publikisht dhe fuqimisht këtë proces dhe rolin e zotit Lajçak si dhe nxisin të dyja palët që të bëjnë papara”, tha ai, duke shtuar se ka një përmbajtje të fortë të qasjes transatlantike ndaj Ballkanit.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus