Berisha do shpallet së shpejti ‘non grata’ nga Bashkimi Evropian, sipas Ballës
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla thotë se kryedemokrati Sali Berisha do shpallet ‘non grata’ nga Bashkimi Evropian dhe ky veprim nuk do të vonojë.
Në një deklaratë për mediat, Balla u shpreh se në Parlamentin Evropian është depozituar një iniciativë për personat e shpallur të padëshirueshëm nga SHBA-të.
Sipas tij, SHBA-të, Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian janë gjithmonë të koordinuara mes tyre, kur bëhet fjalë për shpalljen e personave ‘non grata’.
“Unë mendoj që për çësghtje të karakterit të luftës kundër korrupsionit, të minimit të demokracisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian janë gjithmonë të koordinuara mes tyre.
Në fakt, ka një përpjekje në Parlamentin Evropian, një iniciativë tashmë të depozituar, ku kërkohet që personat të cilët janë shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po organizma të tjerë që SHBA-të po i implementojnë për të identifikuar këdo që punon në dëm të interesit të Ballkanit Peëndimor, natyrshëm që kjo do ndodhë edhe në vendet e Bashkimit Evropian.
Në vlerësimin tim, kjo nuk do të vonojë. Ky është vlerësim i imi, por mendoj që është gjëja e duhur”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Begaj takohet me homologun polak: Integrimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri gjeopolitike
“The Albanian Files”/ Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: E trajton Shqipërinë si Sulltanatin e tij
“Ata kanë nevojë që zgjidhja të mos vijë kurrë, Rama: Protestat po ushqehen nga aktorë që kërkojnë kaos
- 23:00 Begaj takohet me homologun polak: Integrimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri gjeopolitike
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)