Dodik kritikon Perëndimin: Rusia u detyrua të mbronte njerëzit në Donbas
Anëtari serb i presidencës së Bosnje Hercegovinës dhe lideri i Aleancës së Social-Demokratëve të Pavarur, Milorad Dodik deklaroi se Perëndimi është sjellë prej vitesh në mënyrë të paturpshme në Ukrainë, ndaj dhe Rusia u detyrua që të mbrojë njerëzit në Donbas.
Në një intervistë për Tass gjatë vizitës së tij në Moskë, Dodik u shpreh se vendet perëndimore nuk reaguan për shfarosjen e popullsisë ruse në Ukrainë.
“Për shumë vite Perëndimi nuk reagoi ndaj shfarosjes së popullsisë ruse në Ukrainë, çdo ditë kishte vrasje dhe bombardime në Donbas. Perëndimi kishte përgatitur një ofensivë kundër Luganskut dhe Donjeckut me forcat ukrainase, kishte trajnuar njësitë e tyre dhe dërgoi një numër të konsiderueshëm mercenarësh. E gjithë kjo ishte e qartë dhe Rusia u detyrua të hakmerret”, theksoi ai.
Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt.
Ukraina së fundmi ka nisur një kundërofensivë në Harkiv dhe deri më tani, Kievi pretendon se ka arritur të rimarrë 8.000 kilometra katrorë territor nga forcat ruse në këtë rajon.
LEXONI GJITHASHTU
Franca regjistron ditën më të nxehtë të të gjitha kohërave, ndërsa vala e të nxehtit intensifikohet
Tronditje në Hungari, policia po heton një rast kanibalizmi në një spital në Budapest
Vizita në Paris, Rama: Shqipëria, partnere strategjike e Francës në Ballkan
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar