‘Talo Çela lëviz në Tiranë me Audi Q8’, hakerat publikojnë shkresën e Nanos

19 Shtator 2022 | 13:22

Në muajin gusht të vitit 2021, Njësia Anti-Terror, e cila drejtohej nga Gledis Nano ka mbledhur informacione për të shumëkërkuarin Talo Çela.

Në shkresën që mban firmën e Gledis Nanos, e cila është bërë publike nga hakerat, shkruhet se personi në kërkim Talo Çela prej disa kohësh është parë të lëvizë në Tiranë në muajin korrik dhe gusht të vitit të kaluar.

“Më datën 5 Gusht 2021 pas orës 20.00 ai ka shkuar tek Hotel Viktoria-s Rooms me adresë  tek Rruga e Dibrës. Atje ai ka shkuar i shoqëruar nga tre persona të tjerë të cilët kishin në përdorim një mjet tip golf ngjyrë gri, kurse vetë udhëton me një mjet tip Audio Q8 ngjyrë blu të errët me targa gjermane”, thuhet në shkresë.

Në dokument thuhet se Çela lëvizte me një Audi Q8 ngjyrë blu dhe është parë një herë të lëvizë me një grua në makinë.

“Burimi ka informuar se në këtë objekt, Talo Cela ka qenë dhe para dy javësh, rreth datave 25-26 korrik 2021. Herën e parë, Talo është parë në makinë me një femër dhe një fëmijë kurse më datën 5 ka qenë vetëm. Sipas informacionit, Talo Çela ka marrë kontakt me shtetasin Ervin Mata. Sipas burimit, Ervinit i kanë thënë se me këtë duhet pasur kujdes se ka shumë kundërshtarë dhe se mund ta vrasin. Ervini i është përgjigjur që le të bëjnë çfarë të duan, për mua ka rëndësi që të mos më ndodhë ngjarje tek objekti im. Burimi i informacionit dyshon se Ervin Mata mund ta përdorë Talon për të eliminuar ndonjë nga kundërshtarët e tij. Ju bëjmë me dije se nga ana jonë është këmbëngulur se sa të sigurt e ka burimi këtë informacion dhe ai ka ngulur këmbë se është tepër e sigurt për këto takime dhe personi që e ka vënë në dijeni është lidhje e afërt e Ervin Matës dhe ngul këmbë që të ruhet pasi është një ndër personat e pakët që ka dijeni për takimet e Talos me Ervin Matën”, thuhet në shkresë.

Talo Çela akuzohet për një mori vrasjesh në Shqipëri, ndërsa prishja e pazareve me Nuredin Dumanin i ktheu aleatët e djeshëm në armiq të betuar. Policia dyshon se Dumani erdhi pikërisht për të ekzekutuar Talo Çelën në maj të vitit 2022, por u tradhtua dhe Talo Çela shkoi t’i bënte atentat duke e plagosur.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026