Ku ngeci konfiskimi i pallateve pa leje? Qeveria bie në heshtje pas aksionit 3-ditor
Qeveria nisi me bujë aksionin për konfiskimin e pallateve dhe kateve shtesë pa leje. Një ditë pas hyrjes në fuqi të vendimit, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku u shfaq në një pallat pa leje në zonën e Farkës së bashku me drejtuesen e IKMT-së, Dallandyshe Bici.
Aksioni vijoi me ditën e dytë. Këtë herë ishte ministri Blendi Çuçi, që njoftonte konfiskimin e kateve shtesë pa leje të një pallati po në zonën e Farkës. Edhe Çuçi shoqërohej nga Dallandyshe Bici.
Çudia më e madhe zgjati tre ditë. Pas shfaqjes së Çuçit, as ministrat, as IKMT dhe as Policia nuk kanë dalë me një përditësim se në çfarë faze është operacioni dy javë pas hyrjes në fuqi të vendimit të konfiskimit.
Të vetmet lajme të reja dolën nga opozita, që tha se do ta çojë në Kushtetuese vendimin e Qeverisë, ndërsa deputeti Dash Sula u shpreh se Prokuroria e Tiranës kishte lëshuar urdhër-arrestet për tre ndërtues të fuqishëm në vend, por ishte tërhequr më vonë pas presionit.
Euronews Albania ka identifikuar se janë rreth 30 ndërtime abuzive në tejkalim të lejeve të miratuara, në periferi, por edhe brenda vijës së verdhë të kryeqytetit. Për dy prej tyre dolën vetë ministrat e kabinetit në terren, po me 28 të tjerët çfarë po bëhet?
LEXONI GJITHASHTU:
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës